Dedektive Shkënda Lili foli mbrëmjen e sotme për tradhtinë dhe se kush tradhton më shumë meshkujt apo femrat. Ajo u shpreh në “Më lër të flas” se numri i kërkesave të meshkujve për të ditur për eksperiencat e partnereve të tyre është rritur.
“Në fillimet e mija kanë ardhur femrat më shumë, ishte një përqindje e madhe femrash që kishin dyshime dhe kërkonin t’i zbulonin këto dyshime, por është rritur numri i kërkesave të meshkujve, që duan të dinë për partneret e tyre”, tha ajo.
Sipas saj ndryshimi kryesor mes meshkujve dhe femrave është se meshkujt shkojnë duan të marrin më shumë informacion mbi partneret e tyre kur janë në proces divorci për prova, ndërsa fermat si më egoiste duan të dinë se çfarë bën partneri i tyre.
Teksa është pyetur se kur është “sezoni i gjuetisë”, dedektivja tha: “Gjatë verës vijnë refugjatët dhe sikur i trazojnë më shumë ujërat”, ndërsa shtoi se po gjatë verës ka më shumë punë.












