Monday, November 16, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

“Filli na ndau nga përplasja fizike”/ Spaho tregon sherrin brenda PD dhe ia thotë troç Luçiano Boçit: Aty…

by Rilindje
18/07/2026
in POLITIKË
“Filli na ndau nga përplasja fizike”/ Spaho tregon sherrin brenda PD dhe ia thotë troç Luçiano Boçit: Aty…

Ish-deputeti dhe një nga politikanët veteran të Partisë Demokratike, tashmë kritik i lidershipit të saj, Edmond Spaho ka reaguar për zgjedhjet e fundit në këtë parti dhe ka dalë me një “mesazh ngushëllues” për mikun e tij Luçiano Boçi, i cili humbi përballë Belind Këlliçit për postin e nënkryetarit dhe është shprehur se “votimi nuk ka qenë i pastër”.

“Kam qene nga te paret ne PD qe jam ngritur kunder Mulizmit jo si filozofi politike, se kjo me ben te qesh kur mendoj Mulin filozof partiak, por si sjellje arrogante, shperfillese ndaj kolegeve, arbitrare ne cdo vendim, nepotiste, pa moral politik, shkeljes me kembe te kolegeve, nepermjet pretendimit per te qene syri dhe veshi i Berishes”, shkruan Spaho.

Ish-deputeti tregon situatën organizative brenda Partisë Demokratike dhe thotë se aty bëhet gjithçka që vendos dhe kërkon Flamur Noka. Sipas tij, pak vite më parë kur e larguan nga PD, debati me Flamur Nokën ka shkuar gati në përplasje fizike.

“Per rreth dy vite, ne komunikimet direkte me te, kam kundershtuar sjelljen e tij prej harbuti, qe nuk pyeste per askend por vetem urdheronte se cfare duhej bere, kur merrte vendime duke mos informuar as drejtuesit e qarqeve pa le me ti konsultonte. Vetem filli na ndau nga perplasja fizike.

Per sjelljen e tij te papranueshme i kam shkruar Sali Berishes me dhjetra here. Me mbajti me gajret se gjerat do zgjidhen ne me te miren e mundeshme.

Problemet u zgjidhen duke me larguar mua nga politika, sipas perbetimit te Mulit ne kafet e Tiranes, megjithese kisha kontribute te pakten te barabarta me te gjithe te tjeret qe mbeshteten Rithemelimin dhe mbeten ne politike me garanci nga Berisha”, shkruan Edmond Spaho.

Ish-deputeti i thotë mikut të tij, profesorit Luçiano Boçi se largimi është një filozofi në Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, duke e paralajmëruar se “ia kanë futur me porosi” ndaj ai humbi në garën për t’u rikonfirmuar si nënkryetar.

“Votimi nuk eshte i paster thua. Nuk ka qene asnjehere qe nga Dhjetori i 2021. Si mund te jete i paster kur LDG dhe FRDP kontrollojne 60% te votave ne Keshillin Kombetar. E kupton Luciano, organizatat partnere percaktojne kush duhet ta drejtoje PD. Kjo procedure e turpshme filloi me Rithemelimin dhe “miqte” e tu ta kane futur sipas porosise qe ju eshte dhene. Me dhimbje vella me dhimbje siç thoshte Kadareja”, vijon ai.

NGA KATEGORIA

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” keq në video: Ja e vërteta e pazarit me Ramën…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!