Ermal Mamaqi do të sjellë së shpejti projektin e tij më të ri, “Të munguarit”, një film dramatik italo-shqiptar. I ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, Ermali ka folur për filmin që pritet të publikohet në Tetor të këtij viti, ku pjesë e tij është dhe vajza e Ilir Shaqirit, Emily.
Ajo ka një rol ku duhet të improvizojë disa skena intime me të dashurin e saj në film dhe për këtë gjë, Ermali u pyet se si ra dakort Ilir Shaqiri.
Orinda Huta: Sa i përket skenave në film, shohim Emilyn në disa skena sensuale, njëkohësisht intime me aktorin tjetër….Sa ka qenë dakort Ilir me këtë?
Ermal Mamaqi: I pari që ia kam treguar filmin para se t’ja them Emilyt, ia kam thënë Ilirit. Ilir është ky këtu, kemi ca skena. Kishim ca skena të forta, i hoqëm dhe lamë ca puthje dhe Iliri tha ok dhe Emily e mori vesh që po bëhet një projekt i tillë.