“Klan Newa” siguron foto ekskluzive të arrestimit të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të Sali Berishës.
Me pranga në duar u nxor nga aeroporti i Rinasit, Jamarbër Malltezi. Kjo foto tregon pikërisht këtë moment.
Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha u ndalua gjatë orëve të pasdites me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv, për çështjen që lidhet me privatizimin e kompleksit Partizani.
Pak kohë më pas, Malltezi u soll në Tiranë, në bllokun e shoqërimit në Komisariatin numër 5 në Tiranë.
Kujtojmë se Taulant Balla ai që e ka paditur në vitin 2020, Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Berishës, i cili është përfitues direkt i kësaj prone.












