Dy ditë pas grushtit të bujshëm që mori në protestën e 6 dhjetorit, Sali Berisha është shfaqur në zyrën e tij në selinë e PD me ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.
Si rrallë herë më parë, Berisha shihet se mban syze dielli, pasi në fytyrën e tij ka ende shenja nga grushti i 31-vjeçarit i cili e goditi teksa Berisha po marshonte së bashku me protesutesit. Berisha ka deklaruara para ish- presidentit kroat, se personi që ishe zgjedhur për ta sulmuar është një informator i policisë kriminale, akuza të cilat janë mohuar nga Drejtori i Policisë, Muhamed Rrumbullaku.
Kjo është hera e parë në jetën e tij publike, që Sali Berisha shfaqet ne publik me syze dielli.