Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
Rama vuri theksin tek vizioni për “Shqipërinë 2030” dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE, duke zbuluar edhe një model të pasaportës që, sipas tij, do të përdoret nga shqiptarët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Teksa prezantoi modelin e pasaportës, theksoi se dizajni i ri përmban elementët e sigurisë të standardeve të BE-së.
“Kjo është fytyra e pasaportës shqiptare evropiane” u shpreh Rama.

Rama shtoi se me anëtarësimin në BE, qytetarët shqiptarë do të jenë të barabartë me ato europiane, madje vuri në dukje se do të shmangen edhe situatat e pakëndshme nëpër aeroportet europiane.
“Kur shkojmë në BE, ai polici na pyet sa lekë ke me vete, ke ndonjë rezervim hoteli, sa do rrish dhe kur do ikësh” tha ndër të tjera Rama.












