Zbardhet edhe lista Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 11 majit.
Dy emra do jenë të listës së mbyllur, 7 në listën e hapur, 4 prej tyre janë gra. Në listën e mbyllur do jenë Ulsi Manja si drejtues politik i qarkut dhe Ermal Pacaj.
Lista u prezantua nga drejtuesi politik i qarkut, njëkohësisht ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Gjashtë nga kandidatët i përkasin rrethit Lezhë, 2 nga Kurbini dhe 1 nga Mirdita. Por bie në sy fakti se një prej emrave i përket Diasporës, teksa Manja e cilësoi se Lezha do bëhet me 4 bashki si qark.
》Lista e mbyllur: Ulsi Manja, Ermal Pacaj.
》Lista e hapur: Admir Kadeli, Andon Gjoni, Klotilda Ndreca, Erjon Markaj, Marjeta Nela, Aurora Reçi (Gjeloshi), Pranvera Skana.