Kryeministri Edi Rama mëngjesin e së hënës mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste në selinë rozë.
Burimet mediatike bëjnë me dije se nga mbledhja e grupit parlamentar Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të tij të jenë të gjithë prezent në Kuvend.
PS do të vijojë të mbajë të njëjtin qëndrim radikal ndaj opozitës që prej më shumë se 1 muaji shkakton kaos në Kuvend me flakadanë dhe zjarr. Në 14 dhjetor do të votohet ndryshimi i rregullores për të përjashtuar deputetët e opozitës deri në 60 ditë. Ndryshimi do miratohet pas diskutimit në Këshillin e Mandateve.
Pas miratimit të ligjit të ri do të marrë fund kaosi që shkaktojnë deputetët e Berishës të cilët në rast se përsëritin aktet e shkatërrimit të pronës publike do të ndëshkohen duke u përjashtuar 30-60 ditë nga punimet e Kuvendit. Ashpërsimi i rregullores pritet që të sjellë normalitetin në Kuvend.












