Kryeministri Edi Rama, nga takimi me mësues e prindër, tha se së shpejti do të ndërtohet instituti i fëmijëve në konklikt me ligjin.
Rama theksoi se tashmë ka nisur programi i fermës në shkollës, në mënyrë që fëmijët të kuptojnë që domatja s’bëhet në TikTok.
“Ne jemi në proces për të ndërtuar institucionin e fëmijëve në konflikt me ligjin që është një model europian për ata fëmijë që kanë kryer një vepër që s’mund të cohën në burg, sepse aty dalin më problematik sesa hyjnë dhe së shpejti do të lancojmë fillimin e ndërtimit për të. Ashtu si programi i fermës në shkollës që e kemi nisur. Është program i Ministrisë së Bujqësisë dhe i Ministrisë së Arsimit dhe një program i prodhimit dhe i shitjes së atyre produkteve që fëmijët të kuptojnë se domatja nuk prodhohet në TikTok dhe që marrëdhëniet s’janë ato të TikTok, por ato të jetës reale. Ne duhet që ti lidhim fëmijët me jetën reale”, tha Rama.