Kombëtarja Shqiptare do të zbresë në fushën e Tbilisit, ku përballë tyre është Gjeorgjia vendase, në sfidën e vlefshme për xhiron e tretë të këtij edicion të Ligës së Kombeve.
Sa i përket formacionit zyrtar, tekniku Sylvinho ka ngelur në “klasë” 3 lojtarë nga ndeshja e fundit teksa Hysaj, Kumbulla dhe Mirlind Daku do ta nisin ndeshjen nga stoli. Sulmin këtë herë ndryshe nga ndeshja me Cekinë do ta udhëheqë Indrit Tuci, ndërsa Balliu zë vendin e Hysajt. Në qendrën e mbrojtjes partneri i Ismajlit do të jetë Arlind Ajeti.
FORMACIONI ZYRTAR I SHQIPËRISË: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Asani, Tuci.