E emocionuar me zërin që i dridhej, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti i dha sot lamtumirën e fundit, koleges së saj Margarita Xhepa.
Kurti mori pjesë në homazhet në ndër të aktores, Margerita Xhepa e cila u nda nga jeta një ditë më parë.
“Unë e kisha vajzë e kisha shoqe dhe e kisha mikeshë. Nuk kemi c’të bëjmë, unë jam më e madhe se ajo, duhet të hesht se kam dhimbje të madhe shumë, shumë…” tha Tinka Kurti e përlotur.












