Ish banorja e Big Brother, Kejvina Kthella ka bërë një veprim interesant pasi Luiz Ejlli hapi sonte Instagramin e ri zyrtar qe do te menaxhohet nga e fejuara e tij, Kiara Tito.
Kejvina kishte pasur debate shumë të ashpra gjatë kohës sa ishte në shtëpi të Big Brother. Debate që më vonë ajo i shndërroi në personale dhe goditi atë me “shuplakë”. Kjo sjellje rezultoi me përjashtimin e modeles nga shtëpia e Big Brother VIP dhe me të dal Kejvina shikoi se kishte humbur më shumë së 150 mijë ndjekës nga Instagrami.
Asaj ju desh më shumë së një muaj të bëhet përsëri aktive dhe dërgoi një dron në shenjë kërkim falje për Luizin, e ku këngëtari shkodran e pranoi atë. Sonte Kejvina i ka kerkuar fansave te saj qe te bejne “follow” instagramin e ri te Luizit dhe ta mbeshtesin drejt fitores se madhe me 6 maj.












