Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas humbjes katastrofë në Kukës, ku kandidati i Berishës ka dështuar sërish.
Sipas Gjekmarkaj, problemi nuk zgjidhet duke kërkuar fajin te tjetri e duke përjashtuar veten, ndërsa shtoi se të gjithë janë fajtorë, por fajtor më i madh është ai që nuk pranon fajësinë.
“Keqardhje për humbjen e thellë të demokrateve në Kukës të cilët kurrsesi nuk e meritonin. Kjo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur. Të gjithë faktorët opozitarë duhet të mendojnë për përgjegjësitë seriozisht dhe alternativat për të dalë nga kjo situatë. Nuk e zgjidh problemin kërkimi i fajit tek tjetri duke përjashtuar veten. Vetëviktimizimi i perhershem tek e fundit është sëmundje mendore ose hipokrizi. Të gjithë jemi fajtor por fajtori më i madh është ai ose ata që nuk e pranojnë fajësinë. Persa me përket mua ndjesë demokrateve duke ju garantuar që nuk do resht së thëni të vërteten edhe kur ajo djeg”, shkruan Gjekmarkaj.
Tashmë është e qartë si “drita e djellit” dhe deputetët demokratë duhet t’i kërkojnë “llogari” dhe ta largojnë Sali Berishën nga PD-ja te cilën cdo dite dhe me shume po e con drejt “gremines”.












