Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare pedagogu i njohur shkodran, Vehbi Hoti. Lajmin e trishtë e kanë dhënë të afërmit e Hotit të cilët bënë me dije se pedagogu i mirënjohur u nda nga jeta pas një beteje me sëmundjen e rëndë.
Familjarët njoftojnë se varrimi bëhet ditën e nesërme ora 11:00 në varrezat e Sharrës në Tiranë. Vehbi Hoti u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës së Universitetit të Tiranës, në Degën Biologji-Kimi.
Vehbi Hoti ishte një Profesor Emeritus, i cili i dha kontribut përreth gjysmë shekulli (50 vite) në shërbim të arsimit të lartë. Ai diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës së Universitetit të Tiranës, në Degën Biologji-Kimi.












