Si çdo mbrëmje Luiz Ejlli shkon pranë Efi Dhedhes dhe Kiara Titos për të biseduar, e sigurisht që nuk mungojnë as batutat dhe të qeshurat pafund.
Teksa ishin shtrirë në krevatin e Efit, Luizi vazhdon e flet për Kiarën se sa e mirë është. Pastaj pyet Kiarën ‘a e lëmë lojën, dalim nesër’, se aty nuk kanë as kamera dhe as spektatorë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: A e lëmë këtë lojën, boll. E kam seriozisht, e lëmë lojën dalim sot. E kam seriozisht, nuk jam duke u talluar
Kiara: Ikim fare?
Luizi: Fare pra fare
Kiara: Po ku do ikim?
Luizi: Në shtëpi moj. Po jena në shtëpinë tonë, pa kamera, pa mikrofona, pa spektatorë. E kam seriozisht
Efi: I ka ikur truri domethënë












