Ilir Meta deklaroi se për të nuk përbën asnjë shqetësim, largimi deputetit të Shkodrës, Agron Çela tek Partia Socialiste.
Meta u shpreh se ikja e Çelës nuk lidhet me arsyet politike. Teksa gazetarët në studio i përmendën edhe videon e kërcimit të tij me ministren Elisa Spiropali, Meta tha:
“Unë nuk kam patur asnjë kontakt apo njoftim prej tij. Shkëlqyer, para dy javësh kërcente me Monikën, tani me atë, të kërcejë më të gjithë, jam shumë i lumtur që ai është i lumtur. Ai tani ka ikur, unë e mësoj nga mediet. Ai është i lumtur, unë jam akoma i lumtur se ai”, tha Meta për Agron Çelën.