Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike për tu takuar me Sali Berishën.
Takimi mes tyre vjen dy ditë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë dhe pas deklaratave të Sali Berishës për nisjen e protestave në vend. Takimi mes Berishës dhe Metës pritet që të përcaktojë aksionin opozitar dhe datën për protestën e ardhshme duke përdorur demokratët si “mish për top” pasi populli veriktin e tij e dha më 14 maj ku Partia Socialiste fitoi të gjitha bashkitë e mëdha.
Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta. Pavarësisht humbjeve të njëpasnjëshme, Sali Berisha vazhdon “zakonin e vjeter” duke pretenduar serish se demokratëve u janë vjedhur votat imagjinare.












