Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se imazhi i Shqipërisë është përmbysur tërësisht.
Rama theksoi se “kemi rritje të paimagjinueshme të interesit të investitorëve të huaj”.
“Imazhi i Shqipërisë është përmbysur tërësisht. Ajo që shohim nga brenda është rritja e paimagjinueshme të interesit të investitorëve të huaj. Nuk flasim për projekte të fokusuara në sektorin e energjisë, por investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë, të cilët deri para disa vitesh më parë s’do e konsideronin Shqipërinë për të ngritur biznesin e tyre. Ka të bëjë me burime natyrore, është koefidenciale, do e shikoni shumë shpejt, në javët e ardhshme, Bashkë me lajmin e mirë, vjen barra për të qenë në lartësinë e duhur. Kemi sfida që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së krahut të punës. Shqipëria nuk mund të konsiderojë më avantazh konkurrues krahun e lirë, sot nuk është më“, tha Rama.












