Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar Edi Ramës.
Ai do të kandidojë nën siglën e PS në listën e hapur në Kukës. Vula e listës së kandidatëve do t’i jepet në darkë në mbledhjen e kryesisë së PS, e më pas do të jenë drejtuesit politikë ata që do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve përkatëse.
Rama nuk do të fus te listat e mbyllura shumë deputetë me emër, por do ti lerë në “fushën e betejës” te listat e hapura, një lëvizje kjo e zgjuar sepse kështu sjellë me shumë vota për PS.
Nga ana tjetër, PD po publikon te listat e mbyllura të gjithë të preferuarit e Berishës, një vendim që mund ti kushtojë shtrenjtë Selisë Blu. Si rregull kur je te lista e sigurtë nuk turren për të mbledhur çdo votë, pasi e kanë të sigurtë mandatin e deputetit vetëm nga anëtarsia e partisë.