Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar pasurinë e Princ Lekës.
Ish-keshilltati thekson se Princ Leka aktualisht jeton me qira dhe se pas përfundimit të procesit të divorcit do vendoset në Pallatin Mbretëror. Ndërsa sa i takon Elia Zaharisë dhe vajzës, të cilat jetojnë ende në Pallatin Mbretëror, më pas do të vendosen në një shtëpi tjetër që u është dhuruar nga Princi.
“Nuk e di sa është pasuria sepse për natyrë nuk pyes kurrë për gjëra të tilla. Prona kanë shumë, disa të marra disa të pamarra. Nuk kam ide shifrash, është në gjendje të rehatshme ekonomike, ka jetuar rehat. Di që po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit, e zonja (Elia) ka marrë një pronë të dhuruar nga princi. Princi jeton jashtë oborrit mbretëror, deri ditën kur të zgjidhet problemi dhe ajo (Elia) të sistemohet në një banesë tjetër, që ja ka dhënë ky bashkë me një biznes”, tha ish-keshilltari i Princit.












