Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca duket se është angazhuar sërish me një detyrë të rëndësishme në qeveri.
Burime konfirmojnë për ‘BalkanWeb’ se Frida Krifca tashmë është sistemuar me një zyrë të ngjashme me ato që kanë këshilltarët e kryeministrit në katin e tretë të Kryeministrisë.
Megjithatë burimet nuk e specifikuan se çfarë pozicioni ka aktualisht ish ministrja e kabinetit Rama. Vitet e fundit Frida Krifca shërbeu fillimisht si drejtoreshë e AZHBR dhe ministre e bujqësisë, pozicion të cilin e la pasi dyshohet per shpërdorimim të fondeve të BE për bujqësinë.
Për këtë të fundit Frida Krifca po hetohet nga OLAF, zyra e posaçme e BE për korrupsionin dhe njëkohësisht çështja e saj është në dosjet aktuale të prokurorëve të SPAK.












