Konkurrentja e Big Brother VIP, Livia ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”.
Në një bisedë të zhvilluar me Valbonën, Livia rrëfeu më shumë për lidhjen e cila mori rrjedhë tjetër kur kjo e fundit, e akuzoi Mevlanin se ai e tradhtoi.
Ajo tregoi se ishte në studion e reality show-t ku mori pjesë Mevlani, ku kuptoi se ai ishte lidhur me dikë tjetër dhe ajo nuk ishte në dijeni.
Valbona: Ti mendon se gjatë shkëputjes suaj ka nisur historia e tij?
Livia: Unë i di gjërat. Pasi pata këtë njohje, e kemi diskutuar nami i zi, dola tradhtare. Personi në fjalë më ka sharë, ndërkohë që nuk ishim bashkë. Kemi pasur një muaj zënka ekstreme, ndërkohë në gusht kemi bërë plane bashkë. Më kishte ardhur dhe mua ftesa për këtu ndërkohë por nuk e kisha disktutuar me të. Ai nuk e ka pasur qëjf dhe nuk doja ta shqetësoja fillimisht.
Valbona: Dole dhe reagove, shprehe diçka publikisht. A të erdhi pak keq që ta bëjë atë lëvizje publikisht
Livia: Po të kthehesha pas nuk do e bëja, por kam reaguar ashtu se isha në studio. U ula aty, filloja duke qarë mami mami, kur doli ‘ja a e dashura’. Jam nisur për Tiranë direkt, kam qenë në makinë duke u dridhur. Më kanë ardhur shumë telefonata, isha e bllokuar, u lëndova. Unë duke pritur.












