Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme do të jetë në “Opinion” në “TV Klan” për t’iu përgjigjur çdo pyetje të gazetarit Blendi Fevziu në kuadër të interesit publik.
Rama njofton se përballë Fevziut do të flasë për “Shqipërinë 2030”, negociatat, pensionet dhe çdo gjë tjetër që përbën interes.
“SONTE për Shqipërinë 2030 në BE, negociatat, ekonominë, pensionet dhe çfarëdo tjetër do të pyesë Blendi Fevziu, që si gjithnjë ç’nuk do të pyesë, po ishallah më le të flas edhe për sa më lart që u intereson të gjithëve”, shkruan Rama.