Ivan Balliu, mbrojtësi i Kombëtares ka folur në prag të ndeshjes kundër Spanjës.
Të hënë në orën 21:00 dy skuardat përballen në Dusseldorf dhe për Shqipërinë vlerë kanë tri pikët në Grupin B të Europianit 2024. Mrojtësi Shqiptar ka treguar se nëse Spanja “sillet mirë” në fushë, do i ftojnë për disa ditë pushimi në plazhet e jugut tonë.
“Megjithatë, ne si Shqipëri na duhet vetëm fitorja, është e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar pas dy ndeshjeve të para. Do të na duhet të rreshtohemi shumë mirë dhe t’i mbyllim hapësirat Spanjës, nuk duhet të mendojmë për një rezultat tjetër veç fitores, por duhet ta lexojmë ndeshjen në mënyrën e duhur. Do t’i them presidentit të Federatës që nëse spanjollët “sillen mirë” në fushë, atëherë t’i ftojë të kalojnë disa ditë pushimi në plazhet spektakolare në jugun e Shqipërisë. E dimë që do të jetë një sfidë e madhe për të mposhtur Spanjën, një nga skuadrat më të mira të Europianit. Mbështetja e tifozëve këtu në Gjermani është spektakolare”, u shpreh Balliu.












