Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, ishte dje e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku komentoi lidhjen e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.
Gjatë intervistës, ajo u pyet në lidhje me takimin e Luizit që pati me mamanë e tij, si dhe të Kiarës me vjehrrën. Duket se ka dhënë bekimin lidhur me këtë martesë që pritet të realizohet më 6 maj ose më tutje.
“Po besoj se do ta çojë shumë përpara kete marredhenie, duke qenë se Luizi thotë kam një lidhje telepatike me nënën time. Nuk e di sa është e vërtetë kjo lidhje telepatike që ka Luizi me nënën, uroj ta ketë se sytë dhe fjalët e nënës flasin ndryshe. Mami e Luizit shumë e mirë, e dhembshur, por mendoj që do ketë kritika jashtë, kishte rezerva në kuadër të lojës”, tha Ritvana.












