Luiz Ejlli është banori i “Big Brother VIP” i cili pati rikthimin më të fuqishëm në vëmendjen e publikut për shkak të pjesëmarrjes në këtë reality show.
Pasi Luizi u bë kryefjalë e BBV, këngët e tij të para shumë viteve filluan të dëgjoheshin sërish e të rriteshin ndjeshëm në klikime. Përpos tyre, Luizi publikoi edhe dedikimin emocionues për Kiarën me ndihmën e produksionit.
Tashmë që muzika e tij po pëlqehet kaq shumë, pas daljes nga shtëpia më e famshme pritet që ftesat për koncerte të jenë të shumta. Rreth kësaj çështje ka folur menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika i cili tregoi se po përflitet për çmimin që mund të paguhet Luizi në koncertet e tij, që varion nga 5 deri në 10 mijë euro për një koncert.












