Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikëve duke deklaruar se jo 50 vjet, por nuk kasnjë problem të rrinë dhe 100 vjet në pushtet, pasi nuk i ndalon askush.
Rama tha më tej se në vitin 2013 kanë ngritur makinë elektorale që kanë marrë vetëm fitore.
“Rinia e Majkos do duhet ta mbajë PS-në në udhëheqje. Do të thoni pse sa do të rrimë ne në pushtet, 50 vjet? Po pse të mos rrimë 100?! Kush na e ndalon? Ja sheshi ja mejdani ja dhe Muço kapedani, thoshte Ethem Ruka. Po u lodh partia, nuk vrapon qeveria, po vrapo partia qeveria s’ka rrugë tjetër. Programet janë të gjithë. Të tjerët janë më të bukura se ne, se kush nuk ka gjë në dorë mund të premtojë qiellin e tokën. Në vitin 2013 ngritëm makinën elektorale që nuk ka njohur më asnjë humbje duke marrë 9 fitore rrresht, në zgjedhjet e ardhshme duam të marrim notën 10. Dua një fitore politikisht të madhe në raport me vetveten. Dua që të jetë pasqyra që shqiptarët të shikojnë shpresën, ambicien, fuqinë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e bukur të 2030″ – tha Rama.












