Kryeministri Edi Rama thotë se bashkimi me Europën është si një rrugë me dy korsi, korsia e punës së përditshme të reformave dhe korsia politike.
Rama theksoi se brenda kësaj dekade (deri në 2030) Shqipëria do të anëtarësohet patjetër në Bashkimin Europian.
“Bashkimi me Europën është një rrugë me dy korsi: korsia e punës së përditshme të reformave, masave dhe vlerësimeve faktike dhe teknike që bëhen në Komisionin Europian dhe është korsia politike, sepse ajo është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive. Jam i bindur 100% që Shqiperia do te integrohet në Bashkimin Europian brenda kesaj dekade. BE është hapësira e lirisë së garantuar individuale dhe kjo nuk negociohet, nuk blihet dhe nuk shitet për asnjë gjë”, u shpreh Rama.