“Ky është fashizëm”, kështu tha deputeti Erion Braçe për aksionin e deputetëve të opozitës të cilët shkaktuan kaos në Kuvend duke u përplasur me deputetët e PS.
Para se të futej në sallën e parlamentit, Braçe tha për gazetarët se deputetët e opozitës janë shndërruar në njerëz të dhunshëm fizikisht, të cilët nuk e përdorin më forcën e argumentit.
“Ky nuk është aksion. Ky nuk është aksion është një milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të merresh me deputetin që ke përballë jo me argument por me dhunë, duke dhunuar fizikisht jemi në nivelin e milicisë fashiste. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm. E gjithë se çfarë po ndodhte atje brenda, kishte të bënte thjeshte dhe vetëm me raportet e tyre me drejtësinë. Me raportin e Sali Berishës me drejtësinë. Ju thashë se nuk jam në dijeni. Përdorën dhunën mes parlamentit si reaksion apo si gjuhë përmes drejtësisë. Ky nuk është dialog me ne. duhet të dialogojë në gjykatë, i mbrojtur nga avokati i tij dhe jo nga partia e tij. Milici fashiste që kthehen në shërbim të një individi”- tha Braçe.












