Deputeti socialist, Petro Koçi surprizoi jo pak sot kur njoftoi se kishte vendosur të tërhiqej nga kandidimi në 11 maj.
Gjate intervistës në “News24”, Koçi tha se pavarësisht nga vendimi, ai do të kontribuojë në fushatën e socialistëve.
Ligjvënësi i PS tha se nuk kishte biseduar me kryeministrin, kur u pyet nëse nëse ishte telefonuar nga Rama pas bërjes publike të tërheqjes nga kandidimi, por pavarësisht kësaj insistoi se raportet e tij me kreun e qeverisë mbeten korrekte.
“Mjaft njerëz më kanë shprehur solidaritet. Nuk kam folur me Ramën, nuk është nevoja të më marrë telefon kryetari. Marrëdhëniet me Ramën i kam të shkëlqyera. Jam mirënjohës se pas 2008 u bë një përplasje jo e lehtë, mund të mos integrohesha më dhe mund të mos më jepeshin detyra të rëndësishme. Por nga 2009, 2011, ngjarjet e 21 janarit, fushatënm e 2013, zv/ministër i Mbrojtjes, më pas deputet. Nuk jam njeri që mendoj se PS më ka borxhe. Por ndoshta duhet të ishte gjetur një zgjidhje më e mirë sa i takon listave”, tha Koçi.