Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e motit të keq që ka përfshirë vendin që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.
Kryeministri përsërit thirrjen që drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
“MOT I RËNDUAR. Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor“, shkruan Rama.












