Sali Berisha është përplasur në Kuvend me zv.kryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj për emërimin e 4 familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës.
Berisha i kërkoi dorëheqjen, por Ermonela Felaj iu përgjigj se “jam krenare për veten dhe familjen time, në biografinë tonë nuk gjen asgjë të zezë, kurse ti je krejt i zi.”
Felaj: Uluni zoti Berisha, mos pengoni vijimin e rregullt të seancës
Berisha: Jepni dorëheqjen tani…
Felaj: “Duhet të largoheshit ju dhe familja juaj nga ky vend që jeni shpallur non grata për korrupsion masiv. Jam krenare për veten dhe familjen time, i kam shërbyer këtij shteti, në biografinë tonë nuk gjen asgjë të zezë, kurse ti je krejt i zi.”












