Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për pensionistët do të ketë dy bonuse.
I pari do të jetë në fund të vitit, ndërkohë që bonusi i dytë ka për të qenë në fillim të pranverës.
“Paralelisht me shpërndarjen e bonusit të fundvitit, në ditët para dhjetorit, ne do krijojmë pranë Bankës së Shqipërisë, fondin e një bonusi të dytë. Ky bonus i dytë do jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurve vjetore të pensionistëve dhe do jepet në hyrje të çdo pranvere. Me këto dy bonuse vjetore plus indeksimin e përvitshëm, pensionistët do të mund të prekin kuptimin e shifrave të rritjes shembullore të ekonomisë“, njoftoi Rama.
Vlera e bonusit të pranverës pritet të jetë midis 50 mijë deri 100 mijë lekë të vjetra për çdo pensionistët.












