Thursday, October 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Josif Gorrea i Divjakës rrëfen çfarë ndodhi në takimin ku kryeministri nxori jashtë dy kryebashkiakë: Rama e la bisedën…

by Rilindje
15/08/2026
in POLITIKË
Josif Gorrea i Divjakës rrëfen çfarë ndodhi në takimin ku kryeministri nxori jashtë dy kryebashkiakë: Rama e la bisedën…

Dy ditë pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me 20 kryebashkiakët në Kuç të Vlorës, ku u diskutua Reforma e re Territoriale dhe u kërkuan sqarime mbi të ardhmen e njësive vendore, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, i cili ka sqaruar qëndrimin e tij të mbajtur gjatë këtij takimi.

Siç bëmë me dije edhe më herët, Gorrea ka mbështetur qëndrimin e tij dhe të banorëve të Divjakës për mosshkrirjen e kësaj bashkie, duke e kundërshtuar çdo skenar që do të çonte në ndryshimin e statusit të saj në kuadër të reformës së re territoriale.

Së fundmi, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Divjakës, kryebashkiaku ka dhënë sqarime mbi atë që është diskutuar në takimin e zhvilluar në Kuç, duke konfirmuar edhe njëherë se qëndrimi i tij për ruajtjen e Bashkisë Divjakë ka qenë i qartë dhe nuk ka ndryshuar.

“Ishte një takim i mbyllur. U diskutua gjatë e gjerë si grupim politik, që unë e quaj një hap të madh përpara. Shprehëm secili mendimin e tij. Kryeministri i vendit e la të hapur bisedën. Secili të shprehë mendimin e tij të pastër. Disa kryetarë të emocionuar e të nxituar ja ndërprisnin fjalën, sikur ka ndodhur dhe këtu te ne.

Po flas me pastërti çfarë ka ndodhur. Edhe në atë takim, nuk kisha detyrim të shprehem për të tjerët, por për veten time. Qëndrimi im ka qenë i pastër. Nuk ka ndryshuar në asnjë moment nga ajo që kam deklaruar. Edhe në atë takim e mbrojta fort idenë që pse bashkia duhet të qëndrojë. E para te Komisioni i Maznikut ka disa mospërputhje.

Kapa disa gabime që do iu a bëj me dije edhe ju. E dyta bëra një krahasim Lushnje-Divjakë. Ndoshta Komisioni në atë citat, i referohet faktit që ne bëmë një mbledhje që kemi qenë të pranishëm.

Në atë takim, përsëri, ju ndoshta e keni parë edhe në media, përfaqësues të lartë të PS u shprehën qartë që nuk do ketë ndryshime në qarkun Fier. Mbrojta fort faktin që kam qenë jo i informuar. Radhita atë që thashë më sipër”, tha ndër të tjera Gorrea.

Siç kemi raportuar edhe më parë jo gjithçka shkoi “vaj” në mbledhjen prej katër orësh mes kryeministrit Edi Rama dhe 20 kryebashkiakëve, takim i cili u mbajt në Kuç të Vlorës. Pas dyerve të mbyllura, diskutimet për hartën e re territoriale kanë qenë shumë më të tensionuara nga sa u raportua më herët pas përfundimit të mbledhjes.

Për rreth katër orë, kryeministri Rama dhe kryebashkiakët e majtë diskutuan për reformën që pritet të sjellë shkrirjen e disa bashkive, ndërsa në disa raste debati ka kaluar në përplasje të forta.

Një nga momentet më të tensionuara ka qenë përplasja mes kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj dhe kryeministrit Rama. Zotkaj, i cili edhe më herët ka dalë kundër shkrirjes së bashkisë që drejton, mbrojti qëndrimin se ndryshimi i hartës do të sillte largimin e shërbimeve nga qytetarët. Debati mes tyre agaravoi, deri në atë pikë sa Zotkaj u largua nga mbledhja.

Mirëpo kjo përplasje ishte e vetmja në atë sallë, pasi edhe diskutimi me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj, u shoqërua me tensione.

“Ju udhëheqësit e mëdhenj!”, mësohet t’i jetë drejtuar Rama, ndërsa Mema i është përgjigjur duke i thënë: “Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje”.

Si duket ky term i përdorur nga kryebashkiakia për të treguar mungesën e kompetencave të pushtetit vendor nevrikosi kryeministrin i cili i kërkoi kryebashkiakës që të dalë jashtë nga mbledhja.

NGA KATEGORIA

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026
Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…
POLITIKË

Skandali në SHISH/ Klevis Balliu i kërkon “llogari” Edi Ramës për emërimin e Vlora Hysenit

29/09/2026
Arrestimi i Vlora Hysenit, Taulant Balla “thyen heshtjen”: Unë…
POLITIKË

Arrestimi i Vlora Hysenit, Taulant Balla “thyen heshtjen”: Unë…

29/09/2026
Nuk përmbahet Deputetja: Edi Rama më i mirë se Fan Noli, është kryeministri më…
POLITIKË

Nuk përmbahet Deputetja: Edi Rama më i mirë se Fan Noli, është kryeministri më…

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…
SHOWBIZ

Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…

01/10/2026
VIDEOT me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë kompozitori Adrian Hila: Ju tregoj se ç’ka ndodhur…
SHOWBIZ

VIDEOT me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë kompozitori Adrian Hila: Ju tregoj se ç’ka ndodhur…

01/10/2026
Rama nuk tërhiqet, mesazh i fortë përpara presidentes së Komisionit Europian: Këtu mbaron…
EDI RAMA

Rama nuk tërhiqet, mesazh i fortë përpara presidentes së Komisionit Europian: Këtu mbaron…

01/10/2026
Çfarë i kamë thënë ndërkombëtarët për Vlora Hysenin? Rama “then heshtjen”: Materialet…
EDI RAMA

Çfarë i kamë thënë ndërkombëtarët për Vlora Hysenin? Rama “then heshtjen”: Materialet…

30/09/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Ndryshon “ligji”/ Kryeministri Rama tregon si NDRYSHON gjithçka: Kush dënohet nën 5 vite burg…

30/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!