Elisa Spiropali i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” akuzave të Sali Berishës i cili tha se po qarkullon një një video, që sipas tij, tregon se ‘ministrja është takuar në një hotel me bandat e Shkodrës‘.
Ministrja thotë se Berishës nuk i ka dalë e keqja që e humbi Shkodrën pas 33 vjetesh, por e sfidon Saliun që sado të gërmojë ka për të gjetur “Noc rrokun”.
“O Sali, sa herë që ti leh më kujtohet ajo shprehje e Popullit për ata që kur janë me një këmbë në varr, ndotin në derën e xhamisë. Të kuptoj o Sali. Ta kuptoj mirë hallin që ke. S’është kollaj me të dalë e liga me Shkodrën që në 33 vite e ke bërë të vuajë një mijë të zeza. Shkodra është kocka që të ka mbetur në fyt, dhe nuk e kapërdin dot. Prandaj bërtet e çirresh si lugat. Të largosh frikën tënde. I je futur detit më këmbë. S’ke tjetër fat veçse të zhytesh e të mbytesh si e meriton në detin e dreqnive që i kurdise vet. O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh“, shkruan nder te tjera Spiropali.












