Kryeministri Edi Rama inspektoi mëngjesin e kësaj të hëne rrugën Bunavi – Kërkovë në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit.
Rama tha se ky investim i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë, e cila pritet të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile.
Gjatë takimit nuk munguan as batutat mes kryeministrit dhe qytetarëve. Një nga banorët i tha Ramës se ka ndërruar parti për të, teksa kryesocialistit i përgjigjet se parti ka ndërruar edhe Churchill kur e kërkon atdheu. Pjesë nga diskutimi:
》Rama: Unë me traditë, pa traditë do ta pi kafen.
》Qytetari: Kemi ndërruar partinr për ty.
》Rama: Ke ndërruar parti për mua? Dëgjo, parti ka ndërruar edhe Churchill kur e kërkon atdheu. Ju i doni me figurat botërore.
》Qytetari: Kemi vite që votojmë një parti.