Dionis Sota, i cili do të garojë si kandidatë i pavarur për të drejtuar Bashkinë e Vlorës, ndërsa mbështetet nga PD e Sali Berishës dhe parti të tjera opozitare, ka deklaruar se ka qenë zgjidhje e tija që të kandidonte si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
Ai tha se dëshirë e tij ka qenë që të vazhdonte arsimin e lartë për juridik, por duke qenë se diplomat në atë kohë bliheshin, vendosi që t’i përkushtohej punës.
“Unë jam rritur në atë kohë kur diplomat bliheshin dhe s’kam pranuar që ti futem asaj valle, e kam nisur shkollën dhe e lashë. Kisha dëshirë që të vijoja juridikun, por prej punës se bëra. Bëj kurse online. Për financim të fushatës, unë kam bërë publike llogarinë bankare, ky është detyrim ligjor, çdo parti e ka detyrim, por llogaritë e partive janë të deklaruara dhe unë jam i pavarur dhe jam i detyruar që ta shpallë këtë llogari bankare dhe shumë miq familjarë brenda dhe jashtë vendit kanë dashur që të kontribuojnë” , tha Sota.












