Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se deri në muajin janar të vitit të ardhshëm do të ketë arrestime nga SPAK në radhët e politikanëve shqiptarë.
Karamuço theksoi më tej se arrestimet mund të ndodhin deri në muajin janar dhe më pas mund të ndërpriten për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
“Për disa politikanë vazhdon hetimi pa iu komunikuar akuza, qoftë majtas dhe djathtas. Por deri në dhjetor, maksimumi në janar, sidomos aktet dhe veprimet që kanë të bëjnë me eksponentë të politikës do të jenë aktive sepse më pas ndërpriten për shkak të fushatës, që të mos ndikohet elektorati nga arrestimet që mund të ndodhin. Kjo do të shtyhet deri pas majit”, u shpreh Karamuço












