Muaji Nëntor është koha kur nisin aplikimet për “plazhe private” për sezonin e ardhshëm, ndërsa Kryeministri Edi Rama bën me dije se subjektet kanë afat 30 ditë për aplikim.
“Është hapur në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore ku plazhet do të mund të merren nën administrim të përkohshëm vetëm nga hotelet e vijës së parë ose në afërsi, duke sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit. Sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent për të gjithë”, shkruan Rama.
Pas një sezoni turistik të suksesshëm, për vitin 2025 një nga shqetësimet e konstatuara është mungesa e hapësirave publike në plazhe. Ndaj qeveria ka vendosur që për vitin e ardhshëm të japë leje për stacione plazhi vetëm për hotelet, pjesa tjetër do të jetë hapësirë publike.












