Kiara Tito ka rrëfyer historinë e dashurisë me Butrint Imerin.
Në një bisedë në Big Brother VIP, Kiara u shpreh se stepet për të nisur diçka me Luizin për shkak të vëmendjes që mund të marrë lidhja e tyre në media. Gjithashtu Kiara rrëfeu problemet që ka pasur me Butrint Imerin.
“Ka qenë dashuria ime e parë, ka qenë hera e parë që kam ndjerë për dikë dhe ka qenë një presion shumë i madh. Kam qenë vetëm 20 vjeç. Presion sepse përflitej në media, e kam njohur në punë kur bëja intervistat. Ishim gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kjo gjë më ka prishur punë, bënim ca debate kot dhe prandaj kam ca mini trauma nga e kaluara për historitë e dashurisë kur bëhen publike. Nuk doja që ajo lidhje të bëhej publike. Ndahu, lidhu, ndahu, lidhu, u rikthyen, u panë bashkë aty, domethënë më mundonte kjo gjë sepse ti kur ke ndjenja për një njeri nuk të bëhet qejfi se po merr ca like më shumë se të dhemb“, tha Kiara.