Tuesday, August 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kryebashkiaku socialist i Ramës i “shtrin dorën” për ndihmë Sali Berishës: Na u…

by Rilindje
04/08/2026
in POLITIKË

Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea është pozicionuar hapur kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Divjakës dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Lushnjës në kuadër të projektit për reformën e re territoriale.

Gorrea iu bashkua protestës së zhvilluar në sheshin qendror të Divjakës, ku qytetarët shprehën kundërshtimin ndaj draftit të propozuar. Ai argumentoi se Divjaka plotëson të gjitha kriteret për të vijuar si njësi e pavarur e vetëqeverisjes vendore dhe se vlerësimi i bërë në hartimin e projektit nuk është zbatuar me të njëjtat standarde për të gjitha bashkitë.

Sipas kryebashkiakut, Divjaka është bashkia e tretë më e madhe në qarkun e Fierit për nga sipërfaqja, me 309 kilometra katrorë territor dhe rreth 25 mijë banorë sipas të dhënave të fundit të Censit.

“Madhësia e territorit. Në qarkun Fier, Divjaka është numri 3, është Fieri, Lushnja, pastaj vjen Divjaka. Ne kemi 309 mijë kilometër katrorë territor. Roskoveci që do qëndrojë bashki, janë njerëz punëtorë, por territori i tyre është 118 km katror. Popullsia e bashkisë Divjakë është 56 mijë banorë, në Censin e fundit ne jemi 25 mijë banorë, Roskoveci është 16 mijë, gati 10 mijë më pak. Po e marrim nga relievi.

Relievi i Divjakës është fushor, një nga bashkitë më fushore, kemi rreth 20 mijë kilometër fushë, nga këto 3 mijë kodër dhe 17 mijë fushë e pastër. Identiteti. Për herë të parë emri i qytezës, fshati Divjakë lind rreth viti 1440. Është shumë më herët. Kjo trevë jeton ndërmjet Apolonisë dhe Dyrrahut. Në periudhën antike, dy kryeqendrat botërore të kulturës, artit dhe shkencës. Shumë e vjetër në identitet. Divjaka ka natyrë të jashtëzakonshme, ka lagunë, ka toka pjellore, ka ujëra pafund, ka pelikanin kaçurrel, ka flamengo”, tha ai për Report Tv, duke theksuar kështu se këto tregues e vendosin bashkinë në një pozicion më të favorshëm krahasuar me disa njësi të tjera vendore që nuk preken nga reforma.

Kryebashkiaku bëri të ditur se Këshilli Bashkiak ka shprehur zyrtarisht kundërshtimin ndaj projektit dhe se është ngritur një grup pune për të përgatitur argumentet dhe amendamentet që do t’i paraqiten institucioneve përgjegjëse. Ai theksoi se do të zhvillohen edhe dëgjesa publike në të gjitha njësitë administrative, ndërsa bashkia do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale për të mbrojtur statusin e Divjakës.

“Këshilli bashkiak ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku janë shprehur kundër. Dje me ka ardhur dosja nga kuvendi. Ne jemi duke e shqyrtuar, do ndjekim të gjitha hapat. Ne zyrtarisht do të mundohemi që t’i përgjigjemi pikë për pikë, kërkesave, amendamenteve që komisioni ka vendosur. Do bëjmë dëgjesa publike në të gjitha njësitë. Do ndjekim rrugët institucionale, të rregullt të plotë, për të bërë të qartë identitetin, fuqinë ekonomike dhe pasuritë natyrore që bashkia Divjakë ka.

Ne pritëm ardhjen e dosjes, kemi krijuar një grup pune. Kemi ftuar edhe opozitën të na bëhen pjesë, nëse kanë elementë. Pasi ta përpilojmë këtë dokument, do bëjmë edhe qasjen e duhur, për ta bindur qeverinë shqiptare që bashkia Divjakë është identiteti kombëtar, që nuk duhet humbur, duhet të qëndrojë e fortë”, tha ai ndër të tjera.

NGA KATEGORIA

Zyrtari i bashkisë jep DORËHEQJEN “live”: Kjo qeveri po ua heq…
POLITIKË

Zyrtari i bashkisë jep DORËHEQJEN “live”: Kjo qeveri po ua heq…

04/08/2026
Kryemadhi i përgjigjet Berishës: Ju garantoj që me barrë nuk ngel, por…
POLITIKË

Kryemadhi i përgjigjet Berishës: Ju garantoj që me barrë nuk ngel, por…

04/08/2026
Vullnet Sinaj i del kundër Edi Ramës: Po bën këtë gabim të madh…
POLITIKË

Vullnet Sinaj i del kundër Edi Ramës: Po bën këtë gabim të madh…

03/08/2026
Braçe “shpërthen” kundër tregtarëve: Janë çmendur…
POLITIKË

Braçe “shpërthen” kundër tregtarëve: Janë çmendur…

03/08/2026
Socialistët dogjën teserën e PS-së, Manjani i ironizon: P*rdhacë që kanë…
POLITIKË

Socialistët dogjën teserën e PS-së, Manjani i ironizon: P*rdhacë që kanë…

03/08/2026
Shkrirjen e 15 bashkive/ Kryebashkiakja socialiste del kundër Ramës dhe shpërthen në akuza…
POLITIKË

Shkrirjen e 15 bashkive/ Kryebashkiakja socialiste del kundër Ramës dhe shpërthen në akuza…

03/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

POLITIKË

Kryebashkiaku socialist i Ramës i “shtrin dorën” për ndihmë Sali Berishës: Na u…

04/08/2026
EMRAT/ Ja kush janë 5 kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm
EDI RAMA

EMRAT/ Ja kush janë 5 kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm

04/08/2026
“Në skaf dhe me kapelen mbrapsh!”/ Rama nis pushimet, kryeministri kapet “mat” në…
EDI RAMA

“Në skaf dhe me kapelen mbrapsh!”/ Rama nis pushimet, kryeministri kapet “mat” në…

04/08/2026
“Jam thellësisht i trishtuar!”/ Rama ndan LAJMIN E TRISHTË që ka ndodhur: Në emër të Qeverisë…
EDI RAMA

“Lëvizje në të gjithë vendin!”/ Kryeministri Rama tregon NDRYSHIMIN: Së shpejti, 9 njësi të reja…

04/08/2026
Banesa bosh/ Vlora mban rekordin që nuk e beson askush, ja qyteti që e ndjek pas…
TË TJERA

E frikshme! Çfarë po ndodh me çmimet e banesave në Tiranë, pritet…

04/08/2026
Rruga e re me 4 korsi/ Ministri: Ja kur do ta shembim mbikalimin e Rinasit…
AKTUALITET

Rruga e re me 4 korsi/ Ministri: Ja kur do ta shembim mbikalimin e Rinasit…

04/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!