Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
Në një intervistë për mediat gjermane, kryeministri Edi Rama shpjegon pse Rusia dhe Kina nuk mund ta joshin vendin e tij, pasi shqiptarët deri në vdekje janë besnikë të Bashkimit Europian.
Rama: “Ndikimi rus në rajon është i fortë. Lidhjet me Rusinë janë të forta, po ashtu edhe varësitë. Serbia, për shembull, nuk është Gjermani. Nuk mund të ndryshojë kaq shpejt, sepse nuk ka as burime dhe as kapacitet për t’u shkëputur kaq shpejt nga gazi rus. Por, kur bëhet fjalë për gjeopolitikën, jo vetëm që jemi më pak të infektuar, por edhe të painfektueshëm. Ne jemi besnikë ndaj BE-së deri në vdekje, sepse kjo është hera e parë në historinë tonë që ne mund të votojmë. Dhe ne nuk kemi mundur të votojmë kurrë“