Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Mbledhja e Kryesisë së PS-së, e cila do të mblidhet në orën 18:00, do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama. Kjo mbledhje kryesie është në vijim të proceseve që partia më e madhe në vend po bën lidhur me përgatitjen e strukturave dhe organizimin në funksion të zgjedhjeve parlamentare.
Rama mbledh strukturat e PS në një ditë ku policia e Shtetit me urdhër të GJKKO-së kanë arrestuar kreun e Partise se Lirisë, Ilir Metën.
Të gjithë eksponentët e PS me në krye Edi Ramën kanë heshtur duke mos thënë asnjë fjalë pas arrestimit të Ilir Metës. Kryesocialisti ashtu siç ka vepruar herët e tjera ka deklaruar se vendimet e “Drejtësise se Re” nuk diskutohen por vetëm zbatohen.