Kryeministr Edi Rama ka zbuluar një investim të rëndësishëm për qytetin e Shkodrës.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Rama nxjerr pamje se do duket Moli i ri i Shkodrës me një platformë lundruese e përshtatshme për lidhjen e varkave.
Rama shton se ndërtimi i tij sjell për herë të parë një mundësi të re lundrimi, duke pasuruar ofertën turistike e duke nxitur biznesin në zonë
“Në hyrje të qytetit, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, po punohet për Molin e ri të Shkodrës me një platformë lundruese e përshtatshme për lidhjen e varkave. Ndërtimi i tij sjell për herë të parë një mundësi të re lundrimi, duke pasuruar ofertën turistike e duke nxitur biznesin në zonë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.












