Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një lajm të bukur për të gjitha familjet shqiptare që zotërojnë një katerputrosh (kafshë shtëpiake).
Kreu i qeverise bën me dije se në Tiranë për herë të parë po ndërtohet Spitali Veterinar qe do t’u vije ne ndihme të gjithe kafsheve qe kanë nevojë për trajtim mjekësor.
“Ky është Spitali Veterinar i Tiranës, ku më në fund, falë nismës së admirueshme të realizuesve të këtij projekti tërësisht privat, të gjithë katërputroshët që kanë nevojë për veteriner, do të trajtohen njësoj si në çdo vend të qytetëruar“, shkruan Rama.











