Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për “Ant1” është pyetur për Fredi Belerin dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.
Mitsotakis tha se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë përjetuar trazira dhe se Beleri është eurodeputet i zgjedhur dhe se përfaqëson të drejtat e pakicës në BE.
Ndër të tjera, Mitsotakis theksoi se “Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE”.
Lidhur me çështjen e Marrëveshjes së Prespës, Kyriakos Mitsotakis tha se “po ecim në drejtimin e duhur”.