Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Vlorë ka marrë një dhuratë të veçantë, me të cilën ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha.
“Kujt s’ia gjetën vlonjatët! Faleminderit për dhuratën”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos.
Kujtojmë se Rama prej disa kohësh etiketon Sali Berishën si buf kënete, duke bërë thirrje që më 11 Maj të mos i japin votën atij, por Partisë Socialiste për të çuar siç thotë ai Shqipërinë në BE.