Në një takim mirënjohjeje me ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës sot në pension, kryeministri Edi Rama tha se qeveria po punon për rritjen e pensioneve.
”Jemi në procesin e përgatitjes së një rritje të fondit të pensioneve, qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore, por qoftë edhe duke rritur buxhetin në dispozicion të pensioneve”, tha Rama.
Për të rritja ekonomike dhe e të ardhurave në Shqipëri janë sinjale pozitive për të mundësuar rritjen graduale të pensioneve, ndërsa Rama synohet që bonusi i pranverës të jepet çdo vit.
”Çdo pagë e rritur është garanci për fondin e sigurimeve shoqërore. Aty ku rritet një pagë, ka një përfitim më shumë për pensionistët”, tha Rama.












