Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Kongresin që mban sot Partia Socialiste.
Ky është një kongres me karakter të fortë organizativ në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Delegatët në këtë kongres, do të zgjedhin asamblenë e përgjithshme e përbëre prej rreth 400 anëtarësh.
Me kërkesë të kryetarit të PS-së Edi Rama, për herë të parë në asamblenë e re nuk do të ketë drejtor drejtorish. Pritet me interes fjala e kryesocialistit Edi Rama se çfarë objektivash do t’i vendosë PS-së për zgjedhjet e 2025.
Gjithashtu kanë nisur të diskutohen emrat se kush do të jetë pasuesi i Nikollës, ku flitet për Spiropalin dhe Çuçin. Ajo që bie në sy, Edi Rama sapo zbret nga makina mban në dorë një dosje ku mendohet të jetë fjalimi i tij dhe shënimet e nevojshme. Veshja e tij tërheq sërish vëmendje pasi Edi Rama shfaqet me një elegancë dhe “klas” të vërtetë. KETU SHIKO VIDEO-n:












