Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në Kongresin e PS-së, socilitët duke u thënë që të mos abuzojnë me karrigen e pushtetit do të përballet me drejtësinë e re.
“Puna për ndryshim do të nisë një orë e më parë. Duhet të punojmë çdo ditë me vetëdijen se luftën ndaj korrupsionit nuk e bën vetëm drejtësia, por dhe vetëqeverisja. Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, prandaj kush e harron se ajo karrige është e popullit, jo e veta apo e tarafit të vetë, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Në këtë pikë nuk do zgjaten, se e dini qëndrimin që nuk ndryshon.
Për të gjithë ata që harrojnë për çfarë e kanë këtë karrige, dhe kur e kap rrjeta e drejtësisë presin mbrojtje nga partia, apo bëjnë viktimën, PS qëllon të ta japë privilegjin që të ulesh në karrige, ndërsa për ta mbajtur me dinjitet dhe sukses është detyra, përgjegjësia dhe nderi yt“, tha Rama.












